Policia i gjen kokainë dhe armë në makinë, ja çfarë deklaroi këngëtari

Mediale Vip

Policia i gjen kokainë dhe armë në makinë, ja çfarë deklaroi këngëtari

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:47
Notis Sfakianakis

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis është arrestuar mbrëmjen e djeshme në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë.

Sipas mediave greke arrestimi i këngëtarit u bë rreth orës 20:00, kur policia gjatë kontrolleve për masat anti covid ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur që ishte këngëtari.

‘Armën e kam me vete sepse jam në rrezik. Dokumetët e licencës kishin skaduar dhe nuk ishin rinovuar’.

Këto ishin fjalët që këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis justifikoi armën që ju gjet në makinën e tij luksoze.

Ndërsa për kokainën nuk thuhet të ketë dhënë shpjegim të mjaftueshëm shkruajnë mediat greke, madje thueht se ai ishte shumë bashkëpunes me policinë. 

Menjëherë, policia e vuri në pranga dhe e çoi në Stacionin e Policisë Argyroupolis dhe prej andej në Departamentin e Sigurisë Vouliagmeni, ku kaloi natën pasi nuk kishte asnjë ambient paraburgimi në dispozicion në Argyroupoli. 

Kundër tij u ngrit një çështje për posedim të drogës, armëmbajtje pa leje dhe sot ai po çohet në prokurori.
 
Njoftimi i avokatëve të këngëtarit në detaje: 

"Firma jonë e avokatisë ndërmori mbrojtjen e këngëtarit kryesor grek Notis Sfakianakis.

Siç raportohet në media, Z. Sfakianakis akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mbajtje të një sasie të vogël droge.

Akuza për mbajtjen e një arme zjarri iu atribua arsyeve formale, sepse licenca për të poseduar legalisht një armë të vogël me kalibër 9 mm, e cila nuk ishte rinovuar për shkak të koronavirusit, kishte skaduar. 

Ai e zotëronte këtë armë për dekada për sigurinë e tij personale për shkak të veçorisë së profesionit të tij dhe orëve që punonte dhe parave që mbart, pasi shumë prej kolegëve të tij kanë rënë viktima të grabitjeve dhe rasteve të rrezikshme.

Lidhur me sasinë e vogël të drogës, e cila u gjet në makinën e tij, z. Sfakianakis deklaroi se nuk ishte e tij, duke dhënë shpjegime të plota për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat