“Diss” ndaj Mozzik, Capital T reagon për herë të parë: Si është e vërteta?

Mediale Vip

“Diss” ndaj Mozzik, Capital T reagon për herë të parë: Si është e vërteta?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
Capital T

Të dielën Capital T ishte i ftuari në “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni bëri edhe një freestyle, duke dhuruar super atmosferë në studio.

Mirëpo ajo që po bën xhiron e rrjetit është fraza “Ma reper se ti është Lori”, pasi po komentohet si “diss” për Mozzik,  duke patur parasysh marrëdhënien e këtij të fundit me Loredanën.

Në fakt mes dy artistëve nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje, në dijenin tonë, por gjithsesi kjo nuk i ndaloi spekulimet.

 Capital T tha se çfarë ka patur për të thënë e ka thënë në emision, as duke i mohuar e as duke i pohuar zërat. Gjatë intervistës, ai nuk e përmendi Mozzik, sikurse bëri me Ardian Bujupin, por gjithsesi mbetet për tu parë se si qëndron e vërteta.

Nga ana tjetër, Mozzik ende nuk ka reguar rreth këtyre zërave që po djegin rrjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat