Miriam publikon letrën e ëmbël që i shkroi Ameli!

Mediale Vip

Miriam publikon letrën e ëmbël që i shkroi Ameli!

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:11
Miriam, Ameli

Ameli bukuroshja mbushi para pak ditësh 5 vjeç dhe mami Miriami dhe babi Albani i organizuan një super festë.

Ata ndanë edhe pamjet në rrjetet sociale, teksa Ameli duket se tashmë është bërë një zonjushë e bukur.

Miriam nuk i kursen momentet e ëmbla me të vegjëlit e saj në rrjetet sociale, duke na shkrirë zemrat me veprimet e tyre.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shihet një letër që i ka shkruar Ameli në anglisht.

“Mami, të dua shumë!”-ka shkruar 5-vjeçarja.

Ameli sapo ka nisur të shkruajë dhe padyshim momente të tilla meritojnë të memorizohen në foto.

Miriam dhe Albani së fundmi janë tërhequr paksa nga muzika, për tu fokusuar tek bizneset.

Shumë shpejt Albani do vijë në një bashkëpunim me Arilenën që titullohet “A i sheh”.

Ende nuk ka një datë publikimi mbi projektin, por ne mezi po presim.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat