Mihrije Braha dhe Naim Abazi karantinohet në shtëpi në pritje të përgjigjes së tamponit!

Mediale Vip

Mihrije Braha dhe Naim Abazi karantinohet në shtëpi në pritje të përgjigjes së tamponit!

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 23:01
Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Një e papritur ka ndodhur ditën e sotme në emisionin “Rudina” ku të ftuarit nuk janë paraqitur në studio sepse janë izoluar pasi dyshojnë se mund të jenë prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për Mihrije Braha dhe Naim Abazi, që kanë qenë në një lidhje me “Skype”, ndonëse fillimisht ishte planifikuar që të bënin intervistën e tyre studio.

Për shkak të disa simptomave që Naimi ka ndjerë, janë karantinuar në shtëpi dhe po presin rezultatin e tamponit.

Biseda e plotë:

Rudina Magjistari:Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

Rudina Magjistari:E ke bërë tamponin?

Naim Abazi:E kam bërë dhe pres rezultatin.

Rudina Magjistari:Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

Naim Abazi:Unë kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë .

Mihrije Braha:Na ka marrë malli.

Rudina Magjistari:Mihrije ti ke qenë mirë, ke pasur ndonjë simptomë?

Mihrije Braha:Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma, kështu që shohim e bëjmë, po presim një herë përgjigjen e Naimit.

Rudina Magjistari:Naim uroj që të marrësh një rezultat negativ, por nëse është e kundërta uroj që të jetë sa më e lehtë për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat