Grimieri me famë botërore s’mund t’ia uronte më bukur se kaq Anxhelinës 27-vjetorin e lindjes!

Mediale Vip

Grimieri me famë botërore s’mund t’ia uronte më bukur se kaq Anxhelinës 27-vjetorin e lindjes!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:47
Anxhelina, Ariel

Make-up artisti me famë botërore, Ariel, ruan prej vitesh një miqësi të ngushtë me këngëtaren shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj.

Ata janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit dhe sigurisht që në ditëlindjen e këngëtares s’do të mungonte një urim nga grimieri i Kylie Jenner.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë disa prej momenteve më të bukura me Anxhelinën, si dhe e ka uruar me fjalë zemre.

Sipas Anxhelinës, Ariel është shpirti i saj binjak, ndërsa urimi i tij na emocionoi të gjithëve.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak! Të dua pafund! Zemra ime! Të dua më shumë sesa je në gjendje ta imagjinosh! Lidhja jonë është e përjetshme! Ke “ngecur” me mua motër, derisa të thinjemi e të plakemi! Mbarova, të dua më shumë se gjithçka, mbaje mend këtë! Gëzuar ditëlindjen, mezi pres të festoj me ty!”- janë fjalët e tij.

Image
Anxhelina Hadërgjonaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat