Më shumë se një vit pas ndarjes, Miley Cyrus pranon se akoma e do Liam-in

Mediale Vip

Më shumë se një vit pas ndarjes, Miley Cyrus pranon se akoma e do Liam-in

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Cyrus dhe Hemsworth

Miley Cyrus ka folur në një intervistë të dhënë së fundmi për martesën e saj me Liam Hemsworth dhe për faktin pse nuk funksionoi.

Cyrus dhe Hemsworth u kurorëzuan në dhjetor të vitit 2018 dhe Hemsworth bëri kërkesë për divorc muaj më vonë, në gusht të vitit 2019, duke përmendur mosmarrëveshje të papajtueshme. Divorci u finalizua në janar të këtij viti. Marrëdhënia e tyre zgjati për gati një dekadë para se të martoheshin në vitin 2018. Cyrus ka thënë gjatë intervistës se divorci erdhi sepse kishin "shumë konflikte".

Në intervistën e dhënë për The Howard Stern Show, Miley tha gjithashtu se ende e do Liam-in dhe gjithmonë do ta dojë.

"Nuk e di nëse ndonjëherë kemi menduar vërtet se do të martohemi", tha ajo, duke kujtuar se si djegia e shtëpisë së tyre në Malibu, dy vjet më parë, ndikoi në marrëdhënien e tyre: "Unë jam një person intensiv dhe nuk dua të ulem e as të largohem. Thjesht u kapa pas asaj që më kishte mbetur nga ajo shtëpi, që isha unë dhe ai. Dhe unë me të vërtetë e dua dhe e kam dashur atë [Liam-in] shumë, shumë, shumë. Akoma e dua, gjithmonë do ta dua", -u shpreh Miley.

Pas ndarjes këngëtarja ishte e hapur për takime e lidhje, ku më të përfolurat ishin marrëdhënia afatshkurtër me Kaitlyn Carter dhe ajo me Cody Simpsons, me të cilin u nda këtë verë, pas 10 muajsh lidhje.

Ish-aktorja e Hannah Montana-s e përshkroi veten si dikush që kërkon "strukturë" dhe “qëndrueshmëri” te një partner, ndryshe nga ideja që shumica e njerëzve kanë krijuar për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat