Dua Lipa interpreton ‘live’ disa prej hiteve të saj, mahnit me vokalin

Mediale Vip

Dua Lipa interpreton ‘live’ disa prej hiteve të saj, mahnit me vokalin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:56
Dua Lipa

Dua Lipa ka mbajtur edhe një ‘mini-koncert’ për fansat e saj.

Dua Lipa ka pak ditë që organizoi koncertin virtual “Studio 2054”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Këngëtarja kishte punuar shumë për të realizuar një koncert sa më të kompletuar ani pse ishte virtual.

Ajo ftoi edhe disa prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës, ndërsa koncerti u ndoq nga më shumë se pesë milionë persona nga e mbarë bota.

Por, për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi ta përcjelloin koncertin e Duas, këngëtarja këndoi disa prej hiteve të saj ‘live’ në “Tiny Desk (Home) Concert”.

Emisioni është prodhim i NPR Music, ndërsa e ftuara e radhës ishte këngëtarja shqiptare, e cila interpretoi ‘live’, duke u shoqëruar nga disa back-vokale.

Këngët që i interpretoi Dua Lipa janë: “Levitating” “Pretty Please” “Love Again” dhe “Don’t Start Now”.

Artistja u shpreh shumë e lumtur që u bë pjesë e këtij emisioni dhe këndoi ‘live’ për fansat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat