Bëhuni gati sepse Shqipja sjell sonte bombat e reja!

Mediale Vip

Bëhuni gati sepse Shqipja sjell sonte bombat e reja!

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Shqipja

Ndonëse është pezulluar prej javësh nga “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj vijon të jetë konkurrentja më e komentuar dhe kjo jo më kot.

Edhe pse nuk është më pjesë e emisionit ajo s’mund të rrijë pa bërë deklarata të bujshme rreth tij, teksa në intervista të ndryshme ka thënë se do të plasë “bomba” me të palarat e emisionit.

Ajo është shprehur se njerëzit në emision nuk ishin realë dhe theksoi faktin që iu bë padrejtësi, pasi askush nuk e la të sqarohej për veprimet e fjalët e saj.

Shqipja ka treguar se s’ka ndërmend të rikthehet më kurrë në “Për’puthen”, madje duket se nuk i ka dalë ende inati me produksionin.

Madje pak ditë më parë la të kuptohet se do të bëhet bashkë me Arjonin, konkurrent në “Për’puthen”, për të bërë një “gol” dhe për t’i nxjerrë të palarat emisionit.

Ndërkohë pas kësaj ajo bëri lëmsh rrjetin me një foto të publikuar në Instastory ku thoshte se janë Andi me Tean, duke i akuzuar se njiheshin prej vitesh.

Megjithatë, edhe pse golin e parë e bëri në portën e saj, Shqipja nuk dorëzohet. Ajo është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, ku pritet të bëjë deklarata edhe më të bujshme, por s’e dimë sa të vërteta do jenë.

Në një video të publikuar prej Luanës ajo dëgjohet tek thotë: “Pse e puthe atje në parapskenë.” Megjithatë, nuk dihet se kujt po i kërkon llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat