Dani reagon pas thashethemeve se ka thënë që shteti duhet t’i paguajë këngëtarët me nga 5 mijë euro

Mediale Vip

Dani reagon pas thashethemeve se ka thënë që shteti duhet t’i paguajë këngëtarët me nga 5 mijë euro

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:28
Ramadan Krasniqi-Dani

Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi-Dani ka reaguar së fundi lidhur me disa lajme të rreme që po qarkullojnë duke tentuar ta dëmtojnë imazhin e tij.

Në disa medie qarkulloi një lajm ku thuhej kinse Dani kishte deklaruar se shteti duhet t’i kompenzojë këngëtarët me nga pesë mijë euro për dëmtimin e shkaktuar nga kriza e pandemisë.

Por, lidhur me këtë reagoi këngëtari, i cili e mohoi të ketë thënë një gjë të tillë, teksa bën thirrje për kujdes.

Me anë të një statusi, Dani tha se thashetheme të tilla kanë për qëllim të njollosin imazhin e tij.

“Po qarkullon në rrjete sociale dhe disa portale fallco, një lajm se kinse unë kam deklaruar se shteti duhet tu jap këngëtarëve, nga 5 mijë euro mbështetje derisa të kalon pandemia!

Asnjëherë, askund nuk kam dhënë deklaratë të tillë e as të përafërt!

Ky është edhe një tentim për të prekur imazhin tim!

Kujdes Po, panikë Jo!

Dani”, shkruan ai. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat