Vedati i “Stupcave” përuron përmendoren e ‘tetës gjyli’ në Suedi

Mediale Vip

Vedati i “Stupcave” përuron përmendoren e ‘tetës gjyli’ në Suedi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:20
Vedat Bajrami

Shtatorët e fundit të heronjve, komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që u peruruan në Prizren, zgjuan reagime të shumta për mënyrën e dobët të realizimit të tyre.

Kjo, ka shkaktuar tallje edhe nga humoristët nëpër rrjete Sociale.

Homoristi Vedat Bajrami i Stupcave, është tallur me këto shtatore, duke publikuar një foto nga Suedia.

Në mbishkrimin e kësaj foto, Vedati i Stupcave siç njihet në publik, ka thënë se ka marrë pjesë në përurimin e bustit të tetës gjyli në këtë shtet.

“Në përurim të bustit të Tetes Gjyli në Suedi”, ka shkruar Bajrami.

Pas kritikave të shumta, shtatorja e Adem Jasharit e vendosur në një qëndër tregtare në Prizren, u largua për t’u përmirësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat