Selena Gomez josh me dukjen gjatë xhirimeve të filmit “Only Murders In The Building”

Mediale Vip

Selena Gomez josh me dukjen gjatë xhirimeve të filmit “Only Murders In The Building”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Selena Gomez

Selena Gomez është një nga artistet më të kërkuara në xhirimet e filmave të ndryshëm.

Gjatë kësaj jave ajo është parë në një set xhirimi për filmin e ri ku do të luajë, “Only Murders In The Building”, shkruan Daily Mail.

Me një veshje unike, bukuroshja brune shihej duke bërë lëvizje para kamerës që po e xhironte.

Ajo zgjodhi të vesh një pallto me ngjyrë portokalli, e cila e bënte të dukej edhe më atraktive.

Image

Projekti i radhës nga ajo do të jenë në bashkëpunim me Martin dhe Short, të cilët do të luajnë krah aktores dhe njëherësh këngëtares.

Shtyrje për realizimin e filmin janë bërë disa herë, për shkak të pandemisë coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat