Soni Malaj flet për arsyet e divorcit dhe bashkëjetesën me partnerin e 6 viteve

Mediale Vip

Soni Malaj flet për arsyet e divorcit dhe bashkëjetesën me partnerin e 6 viteve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 06:34
Soni Malaj

Veçse një nga zërat më të mirë në Shqipëri, Soni Malaj është edhe një nënë e përkushtuar. Megjithatë pak dimë për këtë anë të saj, pasi Soni nuk preferon të flasë për jetën private. Por në një intervistë në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek “E diela shqiptare”, ajo u rrëfye si rrallëherë për jetën e saj, nga divorci e deri te lidhja aktuale.

Sa i përket ndarjes nga babai i vajzës së saj, Anës, Soni tha se nuk kishte të bënte aspak me tradhtinë, por me gjëra më të mëdha.

“Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike, ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha”, -u shpreh Soni duke iu referuar si një “ideal”, lirisë.

Gjithashtu këngëtarja tha se Ana ka një raport të shkëlqyer me të atin, duke e quajtur Mirkon një baba ekselent dhe shumë të përkushtuar, ndërsa raportin e saj me ish-bashkëshortin e quajti “korrekt”.

“Komunikojmë për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë, dashje pa dashje, do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës”, -tha Soni.

Ajo foli gjithashtu për raportin me Klevin, partnerin e saj prej 6 vitesh. Ajo rrëfeu se kanë më shumë se një vit që po bashkëjetojnë dhe se i kanë marrë gjërat dalëngadalë.

“Me Klevin po bëjmë gati 6 vite së bashku. Ndoshta nga marrëdhënia paraardhëse, e kemi marrë dalëngadalë si marrëdhënie dhe pas 4 vite e gjysmë vendosëm të bashkëjetonim. Kemi më shumë se një vit që bashkëjetojmë. Ajo çfarë unë vlerësoj te Klevi, është sepse më ka pranuar me diferencat e mia. Le të themi diferencën që unë bëj me femrat e tjera, me ato të mirat dhe të këqijat, dhe prapë unë atij i dukem e mrekullueshme dhe mua për këtë më pëlqen, e vlerësoj shumë”, -është shprehur këngëtarja.

Soni tha se i pëlqen që Klevi vlerëson tek ajo pavarësinë, karakterin, faktin që gjithmonë ia ka dalë vetë pa kompromise dhe e quajti partnerin shpirtin e saj binjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat