Tea e konsideron veprimin e saj “vepër penale”, Shqipja thotë se ka shumë të regjistruara

Mediale Vip

Tea e konsideron veprimin e saj “vepër penale”, Shqipja thotë se ka shumë të regjistruara

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Tea, Andi dhe Shqipja

Tea dhe Shqipja thumbojnë njëra tjetrën.

Dje u mohuan aludimet e Shqipes se Tea dhe Andi njihen prej kohësh.

Derisa në studio u bë edhe një krahasim i Teas me profilin e vajzës në foto, ku u panë dallime të dukshme.

Tea deklaroi se në 2016, vitin e publikimit të fotografisë ajo ishte rreth 16 vjeç duke bërë gjimnazin në Fier, teksa akuzoi Shqipen për xhelozi ndaj Andit.

“E mora shaka, por në fakt e pashë që po bënte aq shumë bujë dhe njerëzit po e besonin s’po dija si të reagoja. Pa pasur asgjë personale mundohet të hedh baltë mbi mua. Por shumë shpejt u zbulua e vërteta dhe jam qetësuar”, tha Tea.

Në anën tjetër Andi tha se kjo foto ishte publikuar para disa javësh kur ai u ftua në “Shqipëria live” dhe i gjithë publiku e kishte parë para se ta publikonte Shqipja.

Tea e konsideroi veprimin e Shqipes edhe si vepër penale, ku kjo e fundit duket se nuk i ka shpëtuar Shqipes, e cila ndau në Instastory një video shkëputur nga një episod ku Tea i thotë “Vetëm femër nuk je”.

Krahas kësaj ajo ka shkruar: “Kjo është vepër penale dhe nëse do flasim për vepra penale kam shumë të regjistruara. S’di kë të nxjerr përpara.”

Ndërsa nuk dihet se për cilat vepra penale po flet Shqipja por mbetet për tu parë ditëve në vazhdim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat