“Nuk duhet të isha arrogant, gënjeshtar dhe mashtrues”, reflektimi i Kastro Zizos: Sot seksi shet përpara çdo gjëje tjetër

Mediale Vip

“Nuk duhet të isha arrogant, gënjeshtar dhe mashtrues”, reflektimi i Kastro Zizos: Sot seksi shet përpara çdo gjëje tjetër

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Kastro Zizo

I njohur me emrin artistik Kastro Zizo, këngëtari i mirënjohur  pranoi se në jetë “mund të kisha bërë më shumë që të mos dhunoja, mos të isha arrogant, gënjeshtar dhe mashtrues në disa situata pa sens”, ndërsa foli edhe për gjendjen aktuale në tregun muzikor, të cilën e quajti të frikshme.

Kastro Zizo duke bërë një krahasim të tregut muzikor të ditëve të sotme, me vitet e mëparshme, thotë se krahas artistëve të mirë, ka dhe shumë prej tyre, prioriteti i të cilëve është paraja.

“Gjërat kanë qenë shumë ndryshe për mua që bëj 24 vjet në karrierë. Ka qenë loja shumë ndryshe, njerëzit ishin ndryshe dhe ndoshta globalizimi i tepërt ose natyral, që toka po kalon këtë pubertet me internetin ka krijuar atë që thashë, duke lejuar një injorancë që do na kthehet”, – shprehet ai.

Kastro Zizo thotë se është frikë të shohësh brezin aktual që po rritet.

“Ndonjëherë më zë dhe frika për një brez që po rritet dhe nuk shoh asnjë lloj angazhimi social. Kështu është bërë dhe muzika, është bullshit ajo që po e bëj për veten time, një artist bën muzikë arti që njerëzit ta pëlqejnë”.

“Kemi artistë shumë të mirë, por dhe individë që të bërit muzikë e kanë oportunitet të madh jetësor për t’u bërë me lek, një artist komercial ka gjënë e fundit në mendje që të bëjë një këngë artistike”.

Ai bëri krahasimin me arritjet e tij profesionale.

“Po patjetër që mund të bëhet siç jam bërë për 24 vjet, pra, nuk jam i pasur, por kam një jetë normale, jetojmë në një kohë ku seksi shet përpara çdo gjëje tjetër, ke trambolina, shumë femra performuese se nuk quhen këngëtare”, tha Kastro.

Ai ishet i ftuar sot nga moderatori Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku, krahas të tjerave, se si ka ndikuar mënyra e tij e drejtpërdrejtë e të thënit të gjërave në karrierën e tij.

Kastro thotë se është penduar për disa veprime dhe gjëra që ka thënë apo bërë në jetë, teksa shton se do kishte dashur “që të mos dhunoja, të isha arrogant, gënjeshtar, apo edhe mashtrues në disa situata.”

“Shumica e gjërave që them besomë se njerëzit nuk është se thonë çfarë thotë ky, janë dakord. Disa gjëra patjetër duhen shprehur. Nëse do të isha konformist do të isha i pasur me miliona euro. Shumë oportunitete dhe mundësira le të themi jo fort të pastra, sipër tavolinës dhe nëse do t’i kisha shfrytëzuar do të isha vërtet milioner si ndonjë koleg”.

“Fakti që nuk kam bërë kompromise qoftë dhe politikisht, nuk është momenti që unë të ndryshoj dhe të bëhem më konformist. Por që më ka prishur punë saqë jam gjithë kohës le të themi në pendesa ose pishmanlliqe të gjërave që kam bërë. Nuk mund t’i quaj dot të gjitha pishmanlliqe sesa ku mund të kisha bërë më shumë”.

“Mund të kisha qenë më pranë fëmijëve të mi, familjes time, mund të kisha bërë më shumë që të mos dhunoja, mos të isha arrogant, gënjeshtar dhe mashtrues në disa situata pa sens, sepse të gjitha këto kanë hapur efekte shkak pasojë që mund të kenë krijuar njolla të tjera në sistem. Nuk është asnjëherë vonë jo të ndryshosh por që t’ bësh gjërat më mirë”, tha Kastro Zizo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat