“24 mijë euro që të hysh me vetulla e të dalësh pa sy”- Pas ironive, Ermal Mamaqi i përgjigjet Laert Vasilit: Më dhimbsesh! Dhuna e babit të ka lënë traumë

Mediale Vip

“24 mijë euro që të hysh me vetulla e të dalësh pa sy”- Pas ironive, Ermal Mamaqi i përgjigjet Laert Vasilit: Më dhimbsesh! Dhuna e babit të ka lënë traumë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Ermal Mamaqi dhe Laert Vasili

Paketa e trajnimit që ofron Ermal Mamaqi “për t’u bërë i suksesshëm” është diskutuar dhe kritikuar shumë në media, por edhe në rrjetet sociale.

Ndër personat të cilët e kritikuan këtë shërbim, ishte edhe aktori Laert Vasili, i cili vuri në pah edhe gabimet drejtshkrimore që posterin e Ermal Mamaqit, mbi trajnimin.

Në një intervistë televizive, Laert Vasili tha se Ermal Mamaqi nuk duhet marrë seriozisht dhe se me “gabimet drejtshkrimore i thotë njerëzve të hyjnë në trajnim me vetulla dhe të dalin pa sy”, teksa theksoi se vetë e ka mësuar gjuhën shqipe “nga çokat e shumta që ka ngrënë në kokë nga babai i tij”.

“Pra ky njeri thotë që është trajner, life coach dhe do 24 mijë euro në vit që të hysh me vetulla dhe të dalësh pa sy, sepse me këto gabime drejtshkrimore… Ngaqë është aktor humori, mendoj se e ka nxjerrë me humor. Nuk duhet marrë seriozisht. Unë nuk jam pedagog gjuhë-letërsie, fatmirësisht ka qenë im-atë prej të cilit kam ngrënë shumë çoka në kokë që të mësoj shqip,”- tha ai.

Aktori i humorit dhe biznesmeni, Ermal Mamaqi iu është kundërpërgjigjur në një postim në Instagram, ku shkruan se “është dhuna e babit për gabimet ortografike që e ka lënë Laert Vasilin me një traumë që e pengon të jetojë i qetë”.

Ermal Mamaqi shkroi se nuk është dakord me gabimet drejtshkrimore në poster, por shtoi se “drafti ishte i papërfunduar dhe se rrodhi nga një punonjës i ekipit të tij, që ka jetuar një kohë të gjatë të fëmijërisë në Greqi”.

Ndërsa e këshilloi “që të ndryshojë mendimet, ndryshe do të mbesë gjithë jetën i ‘varfër”. 

Krahas postimit, Ermal Mamaqi publikoi edhe një foto të Laert Vasilit të dhunuar në shtratin e spitalit.

Reagimi i plotë:

Lexova një lajm që tregonte se Laert Vasili dhe disa të tjerë ishin mbledhur në një studio televizive që të analizonin gabimet ortografike të Posterit Jozyrar që doli në Portale.

Siç e kam thënë disa herë që ai Poster me vlerën 24.000 Euro nuk është publikuar asnjëherë nga unë, nuk është Zyrtar dhe minimalisht këta Profesorët e Gjuhës Shqipe mund të bënin një pyetje shumë të thjeshtë përpara se të eksitoheshin në këtë nivel.

Dhe pyetja që mund të më bëhej në një telefonatë mund të ishte: Ermal, a e ke shkruar ose publikuar ti këtë Poster?
Unë do thoja jo dhe paqja në botë do të binte përsëri…

Laert me dhimbsesh… Më vjen keq që ke ngrënë çoka nga babi. Fatkeqësisht dhuna atëherë ka qënë modë. Sigurisht edhe unë jam prekur nga sllogani “Kush të rreh të do”.
Sidoqoftë e shoh që ke nevojë për një këshillim mik… Dhuna e babit për gabimet ortografike të ka lënë një traum që të pengon të jetosh i qetë… Je i terrorizuar nga gabimet ortografike dhe nuk kupton ku është thelbi i diskutimit. Kapesh me një foto që në fakt nuk e kam publikuar unë dhe nuk është zyrtare.

Sigurisht edhe unë nuk jam dakort me gabimet. Sa për informacion, ai punonjës i ekipit tim nga i cili rrodhi dhe ajo pjesë e draftit të papërfunduar, ka jetuar një kohë të gjatë në fëmijërinë e tij në Greqi dhe ja… e bëri gjëmën. Të siguroj që për këtë Herezi që bëri, atë punonjës do e “varim” te Skënderbeu. Që ta marrin vesh mirë ata që ngatërrojnë gërmën Ë.

E ke nga druri Laert… Dhe Subkoshienca jote lidh drurin e fëmijërisë për gabimet ortografike, me drurin që ha tani herë pas here për gjëra të tjera…
Siç e sheh njerëzit po vdesin, janë pa shpresë dhe e vetmja gjë për të cilën nuk kanë nevojë është mllefi yt për çdo gjë që merr frymë… Uroj ta kalosh këtë moment dhe të ftoj në takimet e mia që të kuptosh vërtet se sa është vlera e vërtetë e trajnimeve që bëj unë dhe skuadra ime.

Pres me padurim të të shoh te Fredi ose diku tjetër se ti më argëton pamasë, sidomos kur të pyesin për tema pa lidhje me ty të cilat ti i interpreton skiç në karrige.

Forca mik dhe mos vrit veten po pe ndonjë gabim diku aty…Nuk është faji yt… Ti nuk do hash me çoka. Ndrysho mendimet se do mbesësh gjithë jetën “i varfër”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat