Goldie Hawn dhe Kurt Russell shpjegojnë pse kurrë nuk ndien nevojën për t’u martuar pas 37 vjetësh

Mediale Vip

Goldie Hawn dhe Kurt Russell shpjegojnë pse kurrë nuk ndien nevojën për t’u martuar pas 37 vjetësh

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:56
Goldie Hawn dhe Kurt Russell

Goldie Hawn dhe Kurt Russell janë së bashku që 37 vite, por çifti hollywoodian nuk kanë akoma plane për martesë.

Dyshja filluan takimet gjatë xhirimeve të “Swing Shift” të vitit 1984 dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë së bashku pa pasur nevojë të martohen.

“Ju vetëm duhet të dëshironi të jeni bashkë”, tha aktorja për revistën People. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë atë”, shtoi 75 vjeçarja.

Image

Ata u shfaqën së bashku në “Overboard” të vitit 1987 para se Hawn të bënte një paraqitje në filmin e Russell në vitin 2018 në Netflix, “The Christmas Chronicles”.

Duke reflektuar sesi u takuan dekada më parë në shesh xhirimi, Russell tha se ai ishte “i impresionuar me Goldie nga pamja”.

“Imazhet e saj ishin tërheqëse, kështu që shumë gjëra zunë vend në këtë”, shpjegoi aktori. “Por atëherë kur ju njihni dikë dhe filloni të kuptoni se, po, ju i ndani gjërat e përbashkëta thellësisht”.

Hawn dhe Russell, 69 vjeçar, kanë krijuar një familje jo aq të madhe bashkë.

Sipas mediave, çifti kanë së bashku vetëm një djalë, aktorin Wyatt Russell, 34 vjeç, si dhe fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme: djali i Russell, Boston dhe fëmijët e Hawn, aktorët Kate, 41 dhe Oliver Hudson, 44.

“Për njerëz si ne, certifikata e martesës nuk do të krijonte asgjë që përndryshe nuk do të kishim”, tha Russell. “Nuk e di – 40 vjet nuk janë të mjaftueshme për të thënë përfundimisht”.

“Nuk është çdo gjë martesa”, tha Hawn. “Është më shumë për njerëzit dhe lidhjen, dhe për dëshirën për të qëndruar bashkë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat