Çfarë i tha Saimiri në vesh gjatë kërcimit? Suela pranon se mes tyre ka lindur një ndjenjë

Mediale Vip

Çfarë i tha Saimiri në vesh gjatë kërcimit? Suela pranon se mes tyre ka lindur një ndjenjë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Saimiri, Suela

Takimi i Suelës dhe Saimirit ishte paksa ndryshe nga takimet e tjera që kemi parë këto katër javët e para dhe duket se mes tyre ka lindur një ndjenjë. Gjtihçka nisi me kërcimin në club, ku Suela e teproi me pijen aq shumë, saqë nuk mbante mend asgjë.

“Kur e pashë videon nuk e mbaja mend fare. Po tani që e pashë klipin ishte vërtet i bukur me ato shots-at. Siç e tha vetë Saimiri kemi një ndjenjë”, -u shpreh Suela për “Daily Love Story”.

Ajo dhe Saimiri patën edhe një kërcim romantik gjatë spektaklit, ku u vu re që diçka thanë me njëri-tjetrin nën zë. E pyetur se çfarë i tha ai gjatë kërcimit live në studio, Suela nuk ka dashur të tregojë shumë.

“Më tha ca gjëra, folëm që isha prapë në siklet…” –tha Suela, duke shtuar se nuk dëshiron t’i tregojë të gjitha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat