Gwyneth Paltrowit i mërzitet aktrimi

Mediale Vip

Gwyneth Paltrowit i mërzitet aktrimi

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Gwyneth Paltrow

Aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow, ka thënë se ka hequr dorë për pak kohë nga ushtrimi i këtij profesioni, pasi e ka kuptuar se “nuk e do më aktrimin edhe aq shumë”.

Ajo ka thënë se kishte humbur drejtimin, pasi kishte fituar një çmim “Oscar” më 1999 dhe ka shtuar se “një pjesë e shkëlqimit të aktrimit iu shua”, për shkak “të vëmendjes së madhe nga publiku”.

Roli i saj i fundit në një film ishte ai përkrah aktorit Johnny Depp në filmin “Mortdecai”, më 2015. Qysh prej asaj kohe, ajo e ka portretizuar rolin e Pepper Pottsit në sagën e filmave “Avengers”, “Infinity War” dhe “Endgame”, si dhe në “Spiderman: Homecoming”. Ajo gjithashtu është shfaqur në seritë e “Netflix”-it, “The Politician” dhe “The Goop Lab”.

Aktorja 48-vjeçare ka fituar çmimin e parë “Oscar” me filmin “Shakespeare in Love”, por më pas kishte marrë role edhe në filmat si: “The Talented Mr Ripley”, “Shallow Hal”, “Proof” dhe “Contagion”. Duke folur për radio-stacionin amerikan “Sirius XM”, ajo ka thënë se “jeta ime kishte ndryshuar rrjedhën”, pas suksesit të arritur në Hollywood.

“Mendoj se kur i prekni majat derisa jeni 26 vjeç dhe jeni person që udhëhiqeni nga metrikat, që në fakt nuk e doni aktrimin aq shumë sa mendohet… u ndjeva ashtu që nuk ia vlente barra qiranë, ndihesha sikur, në rregull, kush duhet të jem tani? Çfarë do të bëj më tutje?”.

“Kjo nuk ishte kohë e kthjellët. Dhe një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u shua, pasi që kisha vëmendjen e madhe të publikut, isha dikush që në çdo ndarje ishte pjesë e kryetitujve, kritikohesha për çfarëdo që bëja, që e thosha dhe vishja”, ka thënë ajo.

“Jam person shumë familjar. Më njihni, dua të jem me shokët e mi të vjetër dhe të gatuaj e të luaj me fëmijët e mi. Nuk dua të jem vetëm në një dhomë hoteli në Budapest për gjashtë javë. Thjesht, kjo nuk jam unë”.

Paltrow ka qenë pjesë e filmave si: “Shakespeare In Love”, “The Talented Mr Ripley” dhe “Emma” për kompaninë e magnatit të dënuar për akuza të përdhunimit dhe ngacmimit seksual, Harvey Weinsteinit - “Miramax”.

Më 2017, aktorja kishte thënë se Weinsteini e kishte ftuar në suitën e tij të hotelit pasi e kishte zgjedhur për një rol në filmin “Emma”, me ç’rast e kishte prekur dhe i kishte sugjeruar masazh. Ajo ka thënë se i kishte treguar të dashurit të saj të atëhershëm Brad Pitt, i cili ishte grindur më pastaj me producentin. Weinstein do ta vuajë dënimin me 23 vjet burgim për dhunim dhe sulme seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat