Manikyri i thjesht që Selena Gomez ka zgjedhur për fundvit

Mediale Vip

Manikyri i thjesht që Selena Gomez ka zgjedhur për fundvit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Selena Gomez

Më herët këtë vjeshtë, Selena Gomez ndau me të gjithë rutinën e saj të bukurisë në mëngjes nga kremrat hidratuese te rimeli, ylli u dha fansave një vështrim për herë të parë në atë që ishte në të vërtetë brenda çantës së saj të grimit dhe kujdesit.

Ajo që na ka munguar, sidoqoftë, ishte ndonjë përmendje e manikyrit që realizonte gjatë karantinës, që me gjasë ishte mbresëlënës.

Selena pëlqen zakonisht thonjtë e gjatë në formë ovale.

Edhe kësaj here forma mbetet e afërt me atë ovale dhe ngjyra e saj është tamam festive, një e kuqe e bukur e shkëlqyeshme.

Manikyrin e realizoi Tom Bachik i cili njihet për artin e bukur që realizon në thonj.

Ndryshe, ky ishte një vit mjaft i suksesshëm për aktoren dhe këngëtaren pasi lansoi linjën e saj të grimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat