Hailey dhe Justin janë lodhur nga fansat që përmendin Selena-n. Po këngëtarja si ndihet?

Mediale Vip

Hailey dhe Justin janë lodhur nga fansat që përmendin Selena-n. Po këngëtarja si ndihet?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:25
Selena Gomez, Justin Bieber, Hailey Baldwin

Selena Gomez e mbylli zyrtarisht kapitullin e historisë me Justin Bieber një vit më parë, kur publikoi këngët e saj "Lose You to Love Me" dhe "Look at Her Now". Tani, ajo po del me njerëz të tjerë dhe ka kohë që është shëruar dhe është larguar nga marrëdhënia gati 10-vjeçare me Justin.

Por për disa tifozë të Jelena-s (siç e quanin fansat çiftin), historia e tyre nuk ka marrë fund - dhe videoja e një fansi bëri që Justin dhe gruaja e tij prej dy vitesh, Hailey Bieber, të përgjigjeshin dhe të kërkonin që njerëzit të ndalonin ngacmimet ndaj Hailey-t dhe të mos e vinin atë dhe Selena-n kundër njëra-tjetrës.

Selena nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë dramë, por një burim tha për Entertainment Tonight se asaj i ka ardhur në majë të hundës nga kjo gjë dhe do të donte që të gjithë të ndaleshin.

"Selena, Justin dhe Hailey janë lodhur të gjithë nga historia ‘Selena vs Hailey’," -i tha një burim medias. "Është rraskapitëse për të gjithë dhe ata thjesht duan që njerëzit të ecin para, në mënyrë që edhe ata të mund të lëvizin dhe të mos përqendrohen në gjëra negative apo situata të kaluara".

Në tetor të vitit 2019, mbi një vit më parë - Selena u bëri thirrje publikisht fansave të saj të ndalonin sulmet ndaj Hailey-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat