Aurela Gaçe ka njoftuar se dikush po ia keqpërdor emrin.
Këngëtarja Aurela Gaçe me anë të një postimi në Instagram, njofton se dikush ka hapur faqe në emrin e saj.
Në atë faqe, mashtrohet për kinse dhurimin e parave në emër të saj, por artistja bën thirrje që të mos bien pre e atij mashtrimi.
Aurela thotë se faqja e saj e vetme ësht e verifikuar dhe se kjo ‘lojë’ po bëhet me emrat e shumë të njohurve.