Don Phenom po bëhet baba për herë të parë

Mediale Vip

Don Phenom po bëhet baba për herë të parë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Anxhi Dema dhe Don Phenom

Don Phenom ka një lajm të madh për të dhënë.

Duket se reperi shqiptar, Don Phenom dhe partnerja e tij po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e lumtur e ka konfirmuar vetë partnerja e reperit, Anxhi Dema.

Përmes një imazhi ajo ka shfaqur barkun e rrumbullakosur në Instagram, duke treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi.

“Shtatzëninë tjetër dua të jem babai. E lodhur”, tha ajo duke treguar gjithashtu se fëmija pritet të vijë në jetë në vitin 2021.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @anxhii_dema

Ndonëse Don Phenom nuk ka komentuar ende në lidhje me këtë lajm, por Anxhi ka marrë shumë urime në fotografinë e postuar.

Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa në muajin prill të këtij viti Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat