Genc Prelvukaj: Nuk jam shtrirë në spital, jam në përcjellje të terapisë

Mediale Vip

Genc Prelvukaj: Nuk jam shtrirë në spital, jam në përcjellje të terapisë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Genc Prelvukaj

Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ditë më pare rezultoi pozitiv me COVID-19.

Pas disa imazheve në rrjete sociale, rrodhën lajme se ai është shtruar në spital për shkak të komplikimeve.

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, artisti ka bërë një sqarim sa i përket gjendjes së tij shëndetësore.

“Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe nuk kam asnjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë (infuzion dhe barërat e nevojshme) për ta dërguar mjekimin deri në fund”, është shprehur ai.

Genci përndryshe falënderoi të gjithë fansat që i uruan atij shërim sa më të shpejtë.

Derisa po përballet me virusin, e dashura e tij, Eni Koçi, në disa imazhe është parë duke i qëndruar afër. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat