Anxhela Peristeri u “shpall” fituese e “Festivalit të Këngës”, Festina Mejzini: Jam habitur

Mediale Vip

Anxhela Peristeri u “shpall” fituese e “Festivalit të Këngës”, Festina Mejzini: Jam habitur

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 07:46
Festina Mejzini

Lajmi për ‘fitoren’ e hamendësuar të Anxhela Peristerit në Festivalin e Këngës u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Por, më vonë  ky lajm u sqarua dhe nuk ishte asgjë tjetë përveçse një thashethem.

Mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re”  ka qenë e ftuar një nga pjesëmarëset e Festivalit, Festina Mejzini.

E cila si të gjithë të tjerët ishte habitur kur kishte dëgjuar se fituesi i Festivalit të Këngës tashmë ishte shpallur.

“Atmosfera është shumë e qetë në krahasim me vitet e tjera.  Më kanë dërguar shumë mesazhe në email edhe në rrjetet sociale që çne që ka dalë emri i fituesit para kohe. Edhe unë u çudita thash çfarë po ndodh?! Nuk i dihet në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Jemi mësuar me këto gjëra sepse gjithmonë dalin fituesit para kohe“- tregon ajo.

Kënga me të cilën Festina do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës titullohet “Ku je ti dashuri” këng e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat