Loredana flet për Mozzik: Nuk luan rol të madh nëse jemi bashkë, ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin

Mediale Vip

Loredana flet për Mozzik: Nuk luan rol të madh nëse jemi bashkë, ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Mozzik dhe Loredana

Loredana është shndërruar në një artiste mjaft të suksesshme në skenën e rap-it gjerman për disa vite – pas “Sonnenbrille”, ajo tani ka publikuar albumin e dytë solo të titulluar “Medusa”.

Në veçanti, viti i kaluar ka të ngjarë të ketë qenë koha më e trazuar për reperen nga Zvicra. Ajo kaloi nëpër një sukses të madh pasuar me pengesa, kritika dhe me dramë personale.

Me rastin e publikimit të albumit të saj, Loredana komentoi të gjithë ngjarjen në një intervistë me Aria.

Një tjetër temë ishte ndarja me ish-bashkëshortin e saj, reperin Mozzik. Thuajse një vit pas ndarjes, çifti u ribashkuan sërish kjo në bazë të një dokumentari të publikuar nga vet artistja me prejardhje shqiptare.

“Nuk luan rol të madh nëse jemi bashkë. Ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin. Ne jemi bashkë edhe për Hanën. Dalim edhe privat së bashku. Udhëtojmë edhe pa Hanën. Më shumë nuk mund të flas”.

“Ne u rritëm bashkë, ishim pothuajse, praktikisht, adoleshentë. Pastaj ne u rritëm bashkë dhe të shmangim njëri-tjetrin, kjo nuk funksion. Hana është me fat që ne jemi sërish bashkë”, ka thënë ajo.

Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat