Demi Lovato kujton aktoren Naya Rivera – e cila u mbyt në korrik në Liqenin Piru

Mediale Vip

Demi Lovato kujton aktoren Naya Rivera – e cila u mbyt në korrik në Liqenin Piru

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:26
Demi Lovato dhe Naya Rivera

Artistja e popullarizuar amerikane, Demi Lovato, është ende e pikëlluar për humbjen e shoqes së saj, Naya Rivera, e cila u mbyt në Liqenin Piru të Kalifornisë në muajin korrik.

Këngëtarja 28 vjeçare së fundmi ndau një video emocionale në InstaStory, përmes së cilës kujton tashmë yllin e ndjerë.

Në videon e publikuar me titull “Më mungon Naya Rivera”, në sfond dëgjohej kënga e The Beatles, “Here Comes The Sun”, një referencë për skenën nga “Glee” ku ato luajtën së bashku.

Lovato luajti si mysafire në serialin e Ryan Murphy gjatë sezonit të tij të pestë, gjatë së cilës personazhi i Rivera, Santana dhe personazhi i Lovato, Dani dashurohen.

Trupi i zhdukur i Riveras u gjet në Liqenin Piru afër Los Angeles më 13 korrik pas një kërkimi pesë ditësh.

Ajo nuk u kthye më pasi mori me qira një varkë me djalin e saj 5 vjeçar, Josey, i cili u gjet i padëmtuar në varkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat