Dalja e parë e Sasha Obamës në TikTok bën bujë në rrjet

Mediale Vip

Dalja e parë e Sasha Obamës në TikTok bën bujë në rrjet

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas daljes së Sasha Obamës në TikTok pati shumë reagime.

Duke u rritur në shtëpinë më të famshme të Amerikës, Sasha Obama gjithmonë është përpjekur të ketë një fëmijëri normale dhe të rezervuar.

Por, normalisht, ish-vajza e parë, është shndërruar në një adoleshente të këndshme, që, si gjithë të tjerët, kërcen në TikTok.

Image

Sasha Obama, ishte vetëm 7 vjeç kur familja e saj u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, transmeton lapsi.

Që nga ajo kohë, ajo ka kaluar nga rregullat e rrepta të Shtëpisë, në puthjen e parë rrethuar nga oficerë të armatosur të sigurisë deri te të jetuarit një stil jetese “kolegji”.

Tani, në moshën 19 vjeç, Sasha po jeton jetën e saj larg kufizimeve presidenciale.

Një video në TikTok, ku shfaqet Obama duke kërcyer me një grup miqsh, është bërë virale kohët e fundit, edhe pse llogaria nuk është në fakt, e saj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat