Gati sa nuk i vdiq tezja nga Covid-19, Bebe flet për kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë

Mediale Vip

Gati sa nuk i vdiq tezja nga Covid-19, Bebe flet për kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 23:39
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka reaguar në rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për trajtimin e keq në spital dhe kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo për faktin se tezja e saj gati sa nuk vdiq pas infektimit me Covid-19.

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Ajo pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Ajo tha se ndihet sikur është pjesë e një bagëtie. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur”, shkruan Bebe në Twitter.

Ndërkohë të martën, Rexha shkroi se pas kontaktit me një doktoreshë në Los Angeles, kishte ngelur e habitur kur ajo u shpreh se vendi është me kapacitete të paketa mjekësore shkaku i pandemisë globale.

“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësinë e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 shtretër të rritur të ICU të mbetur”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat