Enxhëll kërkon falje publikisht, çfarë i tha i ati pas videos provokuese?

Mediale Vip

Enxhëll kërkon falje publikisht, çfarë i tha i ati pas videos provokuese?

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 06:39
Enxhëll

Java e fundit ka qenë vatër debati për pothuaj të gjitha vajzat e ‘Love Story’, sidomos pas videos që provokoi debat me tri konkurrente për zemrën e princit të "Love Story". Së bashku me dy mikeshat e saj të spektaklit, Suela dhe Ariana, Enxhëll vuri në lojë dhe përfoli vajzat e tjera. Një pjesë e tyre, pasi panë takimin e tri vajzave në një qendër SPA, u shtangën dhe thanë se, sidomos nga Enxhëll, nuk e kishin pritur këtë reagim.

Gjithsesi, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Enxhëll u përpoq të shpjegohej për ironinë e përdorur për disa prej vajzave të spektaklit, duke e argumentuar me faktin që gjithçka ka nisur në formën e një shakaje. Megjithatë, ajo tha se për atë sjellje është qortuar edhe nga i ati:

“Babai më ka thënë diçka, që jeta duhet të të kishte mësuar që duke ulur të tjerët, apo duke të ulur të tjerët ty, nuk është se e ngre ti veten apo e ngrenë të tjerët veten. Dhe kishte shumë të drejtë. Kjo javë ka qenë vërtet një mësim”.

Bukuroshja nga Gjirokastra ka kërkuar ndjesë për zënkën, e cila u gjykua në mënyrë negative edhe nga publiku.

“Publiku duhet të dijë diçka, po ashtu edhe vajzat. Ne thjesht ironizuam të gjitha fyerjet, paragjykimet që ato na kanë bërë. Unë kërkoj ndjesë, nëse publiku e ka marrë si diçka negative, por nuk ka qenë aspak keqdashëse nga ana ime”,- ka deklaruar Enxhëll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat