A do të dalin vajzat e ‘Përputhen’ në takim me Arjonin nëse kthehet në emision?

Mediale Vip

A do të dalin vajzat e ‘Përputhen’ në takim me Arjonin nëse kthehet në emision?

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Foto Ilustrim

Vajzat kanë dhënë përgjigje të prerë kur u pyetën rreth Arjonit.

Fotografia që Arjoni i “Përputhen” e publikoi në shtrat me Anën, ka ‘trazuar’ ujërat.

Fillimisht ishte Ana ajo e cila e konfirmoi se fotoja është e vërtetë, por mohoi të ketë pasur diçka më shumë me Arjonin.

Në anën tjetër, ky i fundit gjatë ditës së djeshme rrëfeu anën tjetër të historisë, ku ndër të tjera tha se kishte marrëdhënie intime me të.

Derisa publiku ka pasur rastin të votojë për Anën dhe Arjonin, që të tregojnë nëse dëshirojnë që ata të kthehen në emision, konkurrentët kanë treguar se a do të dilnin në takim me ta.

Në pyetjen drejtuar vajzave lidhur me Arjonin, të gjitha ishin kundër një takimi me të. Ndërsa, disa nga djemtë u shprehën se do të pranonin të dilnin me Anën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat