Eskalon debati mes Melisës dhe Sindit: Si moj të më thuash ku**ë ti dhe…

Mediale Vip

Eskalon debati mes Melisës dhe Sindit: Si moj të më thuash ku**ë ti dhe…

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 22:06
Melisa dhe Sindi

Sindi dhe Melisa u përplasen me fyerje në puntantën e radhës.

Dy konkurrentet e “Përputhen”, Sindi dhe Melisa tash e sa herë e kanë treguar haptas që nuk e durojnë fare njëra-tjetrën.

Në puntantën e radhës, nxiti debat takimi mes Melisës dhe Fatjonit, i cili u komentua mes konkurrentëve.

Shumica prej tyre shprehën komplimente për takimin e tyre, por ishte Sindi ajo e cila nuk i kurseu thumbat dhe ofendimet për Melisën.

Teksa foli për takimin, Sindi tha se dyshon që dyshon se Melisa do të dalë vetëm një herë para altarit.

“Unë uroj që Melisa të gjejë njeriun e duhur dhe të kalojë atë altar vetëm një herë në jetë, megjithatë dyshoj por gjithsesi…i uroj të ketë dasmën më të bukur”, tha Sindi.

Këto fjalë bënë që Melisa të reagojë ashpër duke i thënë se duhet t’i vije turp për atë deklaratë.

“Turp të të vijë që dhe altarin e përdor për ofendim, por s’ke faj se je e vogël, je e papjekur…”, i replikoi Melisa.

Debati mes tyre vazhdoi duke ngritur zërin ndaj njëra-tjetrës, Melisa i thoshte Sindit që ka përshtypjen se ajo di t’i bie vetëm violinës, kurse Sindi tha se e kishte shprehur vetëm mendimin e saj, ngase nuk e kishte ofenduar.

“Po si moj të më thuash ku**ë ti mua dhe unë të mos e marr si ofendim? A je në terezi çfarë thua? Seriozisht e ke?”, iu drejtua Melisa, teksa në fund reaguan edhe Fatjoni dhe të tjerët, duke thënë se nuk ishte me vend deklarata e tillë e Sindit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat