Pink thyen kyçin e këmbës

Mediale Vip

Pink thyen kyçin e këmbës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Pink

Këngëtarja e njohur Pink ka njoftuar se e ka thyer kyçin e këmbës.

Derisa kishte qenë në katin e sipërm të shtëpisë, ishte nisur me vrap shkallëve për të zbritur poshtë kur edhe kishte rrëshqitur dhe kishte thyer kyçin e këmbës.

“Sikur koronavirusi mos të mjaftonte për këtë vit. U shërova nga infeksioni im i parë dhe tash theva kyçin e këmbës!”, ka shkruar ajo duke publikuar edhe një foto nga spitali.

Në muajin prill Pink kishte njoftuar se ishte infektuar me koronavirus, bashkë me djalin e saj Jameson Moon, porse të dy e kishin kaluar lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat