Befason modelja: Nuk kam kryer operacione për të ndryshuar pamjen

Mediale Vip

Befason modelja: Nuk kam kryer operacione për të ndryshuar pamjen

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Chloe Sims

Chloe Sims, modele dhe një personazh publik britanik i dalë nga emisionet reality, është futur në sherr me fansat e saj për shkak të komenteve të tyre se ajo ka kryer operacione plastike.

Por Sims mohon që të ketë ndërhyrë për të ndryshuar tipare të saj. Ajo ka thënë se nuk ka kryer asnjë operacion plastik në fytyrë.

“Më duhej të fshija disa prej komenteve. Sa herë më duhet t’ju them se nuk kam kryer operacione të fytyrë. Operacion do të thotë ndryshim i strukturës së kockave në fytyrë”, shprehej ajo në rrjetet sociale.

Ajo pranon se ka kryer trajtime kozmetike, por jo operacione. Madje ajo ka shpërthyer në sharje ndaj një fanse që e akuzonte se ka përdorur botoks për buzët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat