Erza Muqolli: Ëndrra ime është të bëhem si Dua Lipa

Mediale Vip

Erza Muqolli: Ëndrra ime është të bëhem si Dua Lipa

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Erza Muqolli

Erza Muqolli është 14-vjeçarja me origjinë nga Deçani i Kosovës, e cila ka lindur në Paris.

Në Francë ajo tashmë është një ndër zërat më të kërkuar dhe më të komentuar nga media dhe kritikët e muzikës. Ajo ka fituar zemrën e publikut francez dhe jo vetëm me zërin e saj të ëmbël dhe potent.

Muqolli mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora në rubrikën “Special Edition By Arjola” ku ka folur për familjen e saj, pasionin për muzikën gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe ëndrrat e saj dhe dëshirat për të ardhmen.

Një nga ëndrrat e Erzës ishte që të bëhej si këngëtarja shqiptare, Dua Lipa dhe një ditë ajo të shijojë suksesin që Dua është duke shijuar tani.

“Unë do kisha dëshirë të bëhesha një artiste e njohur në të gjithë botën, si Dua Lipa, si artistët shqiptarë që janë të njohur në të gjithë botën. Kjo është ëndrra ime. Gjithashtu dua të kem një jetë të lumtur pa probleme dhe të arrij aty ku unë dëshiroj të arrij.“

Gjithashtu Erza dëshiron që në repertorin e saj muzikor mos mungojnë as bashkëpunimet me artistët shqiptarë të cilët po korrin sukses në të gjithë botën, si: Dua Lipa, Ava Max, Gashi , Rita Ora.

“Do kisha shumë dëshirë  të bëja një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max, Gashin me të gjithë këta artistë që janë të njohur në të gjithë botën, dhe me disa artistë që janë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë”

Na lejoni të themi që me këto rritme dhe më këtë talent që Erza ka një ditë do të arrijë shumë më shumë nga ajo që vogëlushja mendon tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat