Pink shtrohet në spital pasi theu kyçin e këmbës

Mediale Vip

Pink shtrohet në spital pasi theu kyçin e këmbës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Pink

Këngëtarja Pink ndau një fotografi të saj të dielën nga spitali, duke treguar se kishte thyer kyçin e këmbës.

Në ‘selfie’, artistja amerikane mbante një maskë në fytyrë dhe kishte ngritur gishtin e madh.

“Sikur të mos mjaftonte coronavirusi për këtë vit”, filloi ajo postimin.

E njëjta pastaj vazhdoi të kujtojë dëmtimet dhe sëmundjet e ndryshme të tjera që kishte këtë vit.

“Epo, mora qepjet nga thyerja e asaj gote vere. Më pas u shërova nga infeksioni. Gjuri i djathtë ishte i vetmuar? Kështu që mendova se do të thyeja kyçin e këmbës time”, shtoi Pink.

“2020 është dhurata që vazhdon akoma të japë. Unë po vrapoja poshtë shkallëve duke u përpjekur të shihja yllin e Krishtlindjes. Urime festat të gjithëve”, përfundon shkrimin ylli amerikan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by P!NK (@pink)

Miqtë e saj, yjet e famshëm si Resse Witherspoon dhe Jennifer Garner ndanë po ashtu shqetësimet e tyre.

Në prill, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, tregoi përvojën me COVID-19 pasi ajo dhe djali i saj, tre vjeçar, Jameson, rezultuan pozitivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat