“Love Story”/ Kush është e preferuara e Saimirit? Generda përmend tre vajza

Mediale Vip

“Love Story”/ Kush është e preferuara e Saimirit? Generda përmend tre vajza

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:09
Generda

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa gara mes konkurrenteve është rritur.

Çdo javë janë larguar nga dy vajza, por këtë herë Saimiri vendosi të mos i japë trëndafil vetëm njërës prej tyre, Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e mbrëmjes.

Ai kishte rezervuar tre takime private, me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave, sidomos Silvana e cila e kishte puthur më parë në takimin e saj.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Generda ka folur për emocionet e natës së gjashtë, teksa është shprehur se mendon se do ta marrë trëndafilin.

“Natën që kaloi isha më e emocionuar se sot. Trëndafilin shpresoj se po, them se do e marr.

Mua nuk më transmetoi emocione, u puthën, por mbaroi aty për mua. Takimi i Merit më pëlqeu shumë, sepse jam edhe tip familjar. Edhe unë do ta kisha qejf një takim të tillë. Mua një takim si i Merit do më pëlqente shumë”, ka thënë bukuroshja.

Ndërkohë, e pyetur se cila mendon se është vajza e preferuar e Saimirit, ajo ka përmendur tre emra.

“Mendoj Silvana, Enxhëll dhe Meri. Sepse kam parë takimet dhe më kanë pëlqyer. Saimiri nuk ka ardhur këtu për të parë fustanet se nuk është rrobaqepës”, theksoi Generda para nisjes së spektaklit.

Generda është një nga tre konkurrentet e reja që i është bashkuar së fundmi spektaklit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat