Sara Hoxha ndau pozën më të adhurueshme të Roman nga Krishtlindjet e kaluara!

Mediale Vip

Sara Hoxha ndau pozën më të adhurueshme të Roman nga Krishtlindjet e kaluara!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 23:56
Sara Hoxha, Ledion Liço, Roman

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende.

Mirëpo së fundmi Sara ka vendosur të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ka publikuar në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën.

Pas kësaj fotoje, sot ka pasuar edhe një tjetër pozë shumë e ëmbël e Romanit.

Në fakt, shkrepja është bërë gjatë Krishtlindjeve të kaluara, kur djali i saj ishte ende shumë i vogël.

“Krishtlindjet e kaluara”- ka shkruar Sara krahas fotos së adhurueshme të vogëlushit Roman.

Mesa duket, trashëgimtarja e “Top Channel” ka vendosur ta bëjë zemrën “gur” e të ndajë më shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente me të vegjëlit e saj.

Image
Insta

Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat