Ku ndryshon puthja jote nga e Silvanës? Si përgjigjet Suela

Mediale Vip

Ku ndryshon puthja jote nga e Silvanës? Si përgjigjet Suela

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 07:20
Suela

Menjëherë pasi u mbyll nata e parë, e cila u shoqërua me jo pak debate, Suela u vu në qendër të të gjitha komenteve. Një prej vajzave më të preferuara të Saimirit, ua shtoi më shumë ‘xhelozinë’ konkurrenteve të tjera, sidomos pas çasteve romantike e puthjeve që shkëmbeu me princin gjatë kësaj jave.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Suela u shpreh para spektaklit se mendon që është e preferuara e Saimirit: “Unë jam. E ka shprehur ai edhe më përpara, e tha edhe kur kishim takimin te varka. Për sa kohë do jem me Saimirin, do më pëlqejë çdo gjë”,- tha ajo.

Ndërkohë, e pyetur se nga ndryshon puthja e saj nga ajo e Silvanës, Suela ka theksuar se puthja e saj kishte ndjenjë.

Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

“E imja kishte ndjenjë. Mua më duket sikur Silvana nuk përshtatet fare me Saimirin. Të gjithë i vërsulen Saimirit, por nuk e kishte në atë kuptim që do puthemi sot dhe çdo gjë mbaron. Ishte hapi i parë, krijon një ndjenjë dhe më pas ajo ndjenjë bëhet edhe më e madhe. Nuk ka mbaruar”,- ka thënë Suela.

E pyetur nëse është xheloze, ajo është shprehur se nuk ka qejf ta shohë Saimirin duke u puthur me konkurrentet e tjera.

“Xhelozia është në mes, se nuk kam qejf ta shoh Saimirin duke u puthur me një vajazë tjetër, por e kam thënë dhe do ta them prapë, do ta marrë zemrën time, do ta marr dhe unë zemrën e tij”,- theksoi Suela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat