E papritur/ Shqipja ka një mesazh pendese për Olsën!

Mediale Vip

E papritur/ Shqipja ka një mesazh pendese për Olsën!

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 00:01
Shqipja, Olsa

Atmosfera festive duket se ka ndikuar te ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj e cila sot e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka bërë deklaratën që askush nuk e priste.

Kujt do i uroje një mesazh të ndjerë për Vitin e Ri, ishte pyetja e moderatores Bieta Sulo dhe emrin që Shqipja dha ishte i papritur! Nuk ishte asnjë nga konkurrentët, por autorja e programit Olsa Muhameti!

Sulmet dhe akuzat që ka bërë, Shqipja tha se nuk i ka pasur kurrsesi për autoren, përkundrazi ndaj saj është mirënjohëse! Prandaj, ajo tha se zgjodhi Olsën për t’ i treguar se nuk ka asgjë personale me të, por me konkurrentët.

Madje shkoi edhe më tej se do e pinte dhe një kafe me Olsën,si për të treguar se raporti mes tyre është “ok” dhe se të njëjtën gjë beson se e mendon dhe vetë Olsa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat