Aktorja e njohur reagon ndaj kritikave për rolin e Kleopatrës

Mediale Vip

Aktorja e njohur reagon ndaj kritikave për rolin e Kleopatrës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Gal Gadot

Aktorja e njohur, Gal Gadot ka reaguar ndaj kritikave për filmin e ardhshëm për Kleopatrën, pasi kineastët u akuzuan për “whitewashing”. Regjisori i filmit Patty Jenkins u akuzua për ‘zbardhje’, pasi zgjodhi një grua të bardhë izraelite për të luajtur një rol të tillë, në vend të një aktoreje afrikane apo arabe.

“Së pari, nëse doni të jeni të vërtetë ndaj fakteve, atëherë Kleopatra ishte maqedonase,” tha Gadot për BBC Arabic. “Ne po kërkonim një aktore maqedonase që mund t’i përshtatej Kleopatrës. Nuk e gjetëm. Dhe unë isha e apasionuar pas Kleopatrës. Unë kam miq nga i gjithë globi, qofshin myslimanë, të krishterë, ateistë apo budistë, apo hebrenj. Njerëzit janë njerëz.

Unë dua të nderoj trashëgiminë e Kleopatrës dhe të nderoj këtë ikonë të mahnitshme historike të cilën e admiroj shumë. Por, ju e dini, çdokush mund ta bëjë këtë film dhe çdokush mund të shkojë përpara dhe ta bëjë atë. Jam shumë i apasionuar që do të bëj edhe unë”.

Gjatë viteve, ka pasur shumë spekulime mbi origjinën e Kleopatrës.

Në vitin 2008, egjiptologia Sally Ann Ashton nga Muzeu Fitzëilliam në Cambridge tha për Daily Mail, “Ajo ndoshta nuk ishte plotësisht europiane. Duhet të kujtoni që familja e saj kishte jetuar në Egjipt për 300 vjet në kohën kur ajo erdhi në pushtet.”

Këtë vit, Kathryn Bard, profesoreshë e Arkeologjisë dhe Studimeve Klasike në Universitetin e Bostonit, tha për Newsweek, “Kleopatra VII ishte e bardhë – me origjinë maqedonase, ashtu si të gjithë sundimtarët Ptolemeu, të cilët jetonin në Egjipt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat