Xheloz për Keremin? Murat Dalkılıç flet për herë të parë rreth shkakut të ndarjes nga Hande

Mediale Vip

Xheloz për Keremin? Murat Dalkılıç flet për herë të parë rreth shkakut të ndarjes nga Hande

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
Murat Dalkılıç, Kerem Bursin dhe Hande Ercel

Ndonëse kanë disa muaj që janë ndarë lajmet rreth Hande Ercel dhe Murat Dalkılıç nuk kanë të sosur. Sigurisht e gjithë doza e kuriozitetit u shtua pasi Hande përflitet për një lidhje me Kerem Bursin me të cilin luan në “Trokit të derën time”.

Së fundmi, këngëtari i njohur ka hedhur dritë mbi arsyen e ndarjes së tyre për herë të parë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Çifti Dalkılıç dhe Erçel, për të cilët flitej se do martoheshin pas 3 vitesh së bashku, i dhanë fund lidhjes së tyre në korrik.

Murat Dalkılıç ishte i ftuari i radhës i Emel Yalçın, ku i pyetur në mënyrë të përgjithshme se “çfarë mund të çojë në fundin e një marrëdhënieje” tha se e gjitha mbaron kur shuhet flaka në çift.

“Ajo flakë e mban marrëdhënien gjallë. Në marrëdhënie, unë mendoj së pari për palën tjetër, kujdesem për atë që ajo dëshiron, përparësia ime është ajo që dëshiron pala tjetër.”

I pyetur nëse e kontrollon telefonin e të dashurës kur ndodhet në lidhje ai ka thënë se nuk e ka bërë kurrë këtë gjë sepse vlerëson se dy nga gjërat më me vlerë në një lidhje janë besimi dhe respekti.

Sakaq, disa ditë më parë një lëvizje e këngëtarit e bërë së fundmi ka ngjallur shumë polemika. Ai e ka hequr atë nga Instagram dhe nuk e ndjek më, kurse Hande vijon ta ketë në listën e personave që ndjek.

Nuk dihet se nga se u nxit ky veprim, por mediat e huaja shkruajnë se ai nuk mund të shohë më Handen dhe Keremin bashkë dhe ka shkuar drejt këtij veprimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat