Platforma “Netflix” fshin të gjithë filmat e Johnny Depp!

Mediale Vip

Platforma “Netflix” fshin të gjithë filmat e Johnny Depp!

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Johnny Depp

Johnny Depp është larguar nga “Netflix”.

Platforma e famshme e filmave “Netflix” në Amerikë dhe Australi ka fshirë të gjithë filmat ku ishte protagonist aktori hollivudian Johnny Depp, shkruan The Geek Buzz.

“Netflix USA” dhe “Netflix Australia” kanë marrë këtë vendim pasi Depp është dënuar me abuzim për ish-gruan e tij dhe ky ishte si një “ndëshkim” për aktorin nga ana e tyre.

Johnny Depp humbi disa javë me parë gjyqin përballë gazetës “The Sun” dhe kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në karrierën e tij. Menjëherë pas gjyqit Warner Bros i kërkoi të hiqte dorë nga roli i Gellart Grindewald për filmin “Fantastic Beasts 3”. Johnny Depp hodhi në gjyq tabolidin, sepse e kishte cilësuar atë si dhunues grash në një artikull në vitin 2018-të, mirëpo ai nuk arriti të fitonte në betejën ligjore.

Fakti që aktori duhet të heqë dorë nga roli i tij për shkak të kësaj çështje, i ka irrituar shumë fansat e Depp. Ata janë shprehur se do të bojkotojnë filmin nëse nuk do të shfaqet Johnny në të dhe madje kanë nisur të nënshkruajnë një peticion online.

Peticioni i publikuar në “Change.org” mban titullin “Warner Bros rikthe Johny Depp si Gellart Grindeëald” dhe deri më tani e kanë firmosur 147,402 njerëz. Avokatët e Depp gjithashtu po planifikojnë që të apelojnë vendimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat