Afërdita Dreshaj shijon në maksimum pushimet në ishujt Karaibe

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj shijon në maksimum pushimet në ishujt Karaibe

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 12:06
Afërdita Dreshaj

Afërdita zgjodhi ishujt Karaibe për të pushuar në fundvit.

Afërdita Dreshaj ka vendosur që këtë fundvit të udhëtojë drejt një vendi ekzotik për pushime.

Modelja udhëtoi bashkë me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, nënën dhe motrën e saj, ndërsa po e shijojnë në maksimum këtë udhëtim.

Ajo ka publikuar fotografi të shumta nga atje, ndërsa në secilën prej tyre vuri në plan të parë barkun e rrumbullakosur.

Edhe pse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Afërdita vazhdon të qëndrojë në formë të mirë dhe nuk e ka ndalur palestrën për asnjë moment.

Ndryshe, çifti kur e zbuluan lajmin se po bëhen prindër, e bënë të ditur edhe gjininë e foshnjës, që është djalë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat