Fatma Methasani rikthehet në ekran me një koncert për fundvit

Mediale Vip

Fatma Methasani rikthehet në ekran me një koncert për fundvit

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:31
Fatma Methasani

Fatma Methasani i ka munguar ekranit. Por moderatorja me stilin unik do të rikthehet sot për disa orë duke prezantuar koncertin e Vitit të Ri organizuar nga Bashkia e Tiranës, i cili për shkak të kushteve nga pandemia do mbahet online.

Koncerti është zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” pa publik dhe me një skenografi të veçantë.

Të ftuarit specialë janë: Orgesa Zaimi me femijët, vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Lorenc Hasarma, Olsi Bylyku, Venera Lumani, Lindi Islami, Capital T.

Koncerti fillon në 23:30 dhe mund ta ndiqni live në TVSH, faqet online të Bashkisës së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat