Loredana – Jeta personale, karriera dhe skandalet gjatë vitit 2020

Mediale Vip

Loredana – Jeta personale, karriera dhe skandalet gjatë vitit 2020

Më: 1 janar 2021 Në ora: 21:59
Loredana

Rep-artsitja Loredana, me prejardhje nga qyteti i Ferizajit, është dukë bëjë bujë në industrinë muzikore gjermane.

Ajo që një vite me radhë jeton dhe vepron në Zvicër, aty ku edhe po dëgjohet në masë të madhe.

Që nga paraqitja e saj e parë, Loredana është komentuar në masë të madhe nga faqet rozë, për të gjitha sferat e jetës.

Gjatë këtij viti, reperja pati shumë informacione që i ndau me mijëta fansat e saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Ndonëse nuk e filloi si duhet, pasi lidhja që pati me reperin Mozzik përfundoi, pa ndonjë arsye konkrete.

Padyshim që ndarja e tyre mori vëmendje mediatike, pasi palët në intervista të ndryshme bënin dedikime dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Ata tashmë ndajnë një vajzë të vogël, të quajtur Hana, e cila ka mbushur dy vjet.

Për shkak të saj, ish-çifti e ka të pamundur të qëndrojë larg njëri-tjetrit, pasi që të dy përkujdesen për të.

Ndonëse u qetësua situata mes tyre, veprimi i radhës i Loredanës u bë viral në pothuajse secilin rrjet social.

Bëhet fjalë për lidhjen e saj me reperin Zuna, ky i fundit pjesëtarë i grupit KMN, ku bën pjesë edhe Azet.

Spekulimet filluan nga një video e shpërndarë, ku Lori dhe Zuna shiheshin duke shkëmbyer puthje në aeroplan.

Gjatë pandemisë coronavirus, thuhet se palët kanë qëndruar së bashku, duke shpenzuar kështu kohë produktive.

Ata po ashtu lansuan këngën “Du bist mein”, që në shqip do të thotë “Ti je i imi”.

Skandali që pati në vitin 2019, me një çifti zviceran, saktësisht Z.Petra,u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.

Kësaj radhe dyshja gjetën ‘paqe’ mes vete, pasi u raportua se reperja ia kishte ritkhyer 600 mijë franga.

Në rrjet qarkulluan edhe disa imazhe që Z. Petra dhe Loredana shiheshin duke u shëtitur e duke ngrënë drekë së bashku.

Sa i përket suksesit në karrierën profesionale, 25-vjeçarja arriti të fitojë dy çmime mjaft të rëndësishme.

Ajo fillimisht u shpërblye me një çmim në “Swiss Music Awards”, e më pas edhe në “MTV EMA 2020”, ku mori epitetin si “Përfaqësuesja më e mirë zvicerane”.

Ndërkohë, turneu që ajo organizoi në shumë vende të Zvicrës u anulua për shkak të pandemisë coronavirus.

Në të vetmin vend ku ajo dhuroi spektakël është në Leipzig, ku grumbulloi me mijëra fansa.

Koncerti madhështor u shtye për vitin 2021, duke ndryshuar kështu edhe çmimet e biletave për admiruesit e muzikës së saj.

Kulmi i suksesit për këtë vit ishte lansimi i albumit “Medusa”, që ajo zgjodhi ta shes në mënyrë krejtësisht ndryshe.

Derisa këngët e albumeve të të famshmëve gjenden në platforma digjitale, bukuroshja brune zgjodhi që ta dhurojë në paketë.

Disa këngë u publikuan edhe me klip, duke numëruar bashkëpunime me emra të mëdhenj, e edhe solo.

Loredana ende vazhdon të komentohet, pasi për dy vite me radhë është bërë personazhi më i kërkuar nga audienca e gjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat