“Ndonjëherë…” – Urimi i Eminës për përvjetorin e martesës ka dhe kripë dhe piper

Mediale Vip

“Ndonjëherë…” – Urimi i Eminës për përvjetorin e martesës ka dhe kripë dhe piper

Më: 1 janar 2021 Në ora: 22:23
Emina Çunmulaj feston sot 11 vite e martuar me biznesmenin Sam Nazarian

Emina Çunmulaj feston sot 11 vite e martuar me biznesmenin Sam Nazarian. Çifti janë prindër të dy vajzave dhe kanë krijuar familjen e tyre të ngrohtë e të lumtur. Në këtë ditë të veçantë, Emina nuk mund të mos i dedikonte bashkëshortit një urim romantik dhe vendosi ta bëjë publik.

Modelja tregon se marrëdhënia e tyre sa vjen e forcohet dhe pse kanë kaluar bashkë ditë të vështira e të lumtura.

“11 vite dhe lidhja jonë forcohet akoma më shumë. E dija natën që të takova se ti do ishe babai i fëmijëve të mi dhe partneri im i jetës. Zoti e di sa shumë kemi kaluar. Kohë tëmira, kohë të vështirë, kohë të lumtura e të trishta. Tani jemi të bekuar me dy vajza dhe kemi një jetë përpara për t’u rritur, për të mësuar dhe gjithmonë duke qëndruar të bashkuar si një familje. Të dua deri në hënë dhe në kthim.

Dhe po, ndonjëherë dua të të vras, si përshembull kur ngre një pjatë nga tavolina dhe mendon se pastrimi mbaroi pas darkës. Gëzuar 11 vite baby, zyrtarisht kemi kaluar një dekadë dhe jemi rrugës për më shumë”-shkruan Emina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat