Klajdi Haruni habit me deklaratën e tij!

Mediale Vip

Klajdi Haruni habit me deklaratën e tij!

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:57
Klajdi Haruni

Këngëtari i njohur i “Threedots”, Klajdi Haruni, në muajin nëntor na ka lënë të kuptojmë se ka dikë në krahë.

Ai ka postuar një foto në Instagram me një vajze misterioze, me të cilën ka shëtitur në natyrë dhe ka shijuar bukuritë e vendit. Këngëtari ka publikuar një foto të tyre nga larg dhe pranë tij shfaqet edhe një femër, mirëpo është e pamundur të dallosh portretin e saj.

Klajdi nuk e ka etiketuar në foto personin në fjalë, por ka vizatuar një zemër të bardhë krahas postimit, duke na bërë të gjithëve kuriozë.

Këngëtari është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak kohësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

I ftuar bashkë me Brunon në “Klanifornia”, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një vajzë dhe me sa duket, gjërat qenkan serioze.

Mirëpo, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pardon My French” në Top Albania Radio ka thënë se është single.

I pyetur se ç’po ndodh me jetën e tij personale, ai tha se ishte “single” dhe fotot që kishte postuar ishin thjesht “për qejf”, duke mohuar kështu një histori të mundshme dashurie.

“Pra je ndarë?”- e ngacmuan gazetarët, ai ju përgjigj me një “Jo, nuk ka pasur asgjë”.

Nuk e dimë nëse ai është ndarë apo thjesht u tregua diplomat, por na mbetet për tu parë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat