Revolucioni i mbretëreshës braziliane të pop-it, flet për karrierën dhe rrëfen dëshirën për t'u bërë nënë

Mediale Vip

Revolucioni i mbretëreshës braziliane të pop-it, flet për karrierën dhe rrëfen dëshirën për t'u bërë nënë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:36
Anitta

Artistja braziliane me famë botërore, Anitta e cila sapo bëri premierën e dokumentarit të saj në Netflix, ka folur për “Mx Hola” për punën e saj dhe jetën personale.

Rutina e këngëtares, e kaluara e saj dhe të gjitha sekretet pas karrierës së saj, mund të shihen në Anitta: Made In Honório, një dokumentar i Netflix që rishikon momentet më të lumtura të jetës së saj, por edhe episodet më të komplikuara. 

Këngëtarja e hiteve i si Doëntoën, Me gusta ose  Tócame, etj, ka arritur të jetë pjesë e listës së 100 artistëve më të dëgjuar të Billboard, është vendosur si mbretëresha braziliane e popit. Kështu, 27-vjeçarja ka përmbushur më shumë se ëndrrën që e ka shoqëruar që kur ishte e vogël: të ketë sukses në muzikë. 

Me pesë albume në studio të botuara dhe një tjetër që do të dalë në muajt e ardhshëm, Larissa de Macedo Machado - kështu quhet artistja në të vërtetë - po kalon një fazë të pakonkurueshme për të cilën ka folur ekskluzivisht.

Ajo ka folur për planet për familje, se dëshiron të bëhet nënë para moshës 35 vjeç.

Më tej, Anitta ka treguar se idhulli i saj kur ishte fëmijë ishte Mariah Carey dhe Luis Miguel.

“Unë e kam takuar Mariah, ajo është një dashuri për mua. Luis Miguel, jo akoma. Unë flas shumë me Maríah dhe ditën që e takova ajo u soll shumë mirë me mua dhe i thashë se u bëra këngëtare për të.

E pyetur nëse të njëjtin fat që ka në muzikë e ka edhe në dashuri, Anitta është përgjigjur: “Epo, unë kam qenë e martuar dhe jam ndarë. Besoj se dashurinë do ta jetoj plotësisht kur vendos tërë vëmendjen dhe kohën time. Unë duhet të ndalem, pasi së bashku me garën dhe të gjitha gjërat që bëj në të njëjtën kohë nuk po bëj një ekuilibër. Tani për tani, asgjë në dashuri.”

Gjithashtu, ajo deklaroi se është beqare, dhe gjithashtu tha se që pas ndarjes ka patur shumë të dashur: “Shumë! Çdo muaj një person tjetër ose çdo javë, kjo varet (qesh).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat