Aktorja e famshme e telenovelave prezanton bebushin e porsalindur

Mediale Vip

Aktorja e famshme e telenovelave prezanton bebushin e porsalindur

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:32
Fernanda Castillo

Aktorja e famshme meksikane Fernanda Castillo dhe partneri i saj, aktori dhe producenti Erik Hayser, u bënë prindër më 19 dhjetor. Ata preferuan ta shijonin në privatësi të plotë ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, të cilin e kanë quajtur Liam. Ndërsa pak ditë më parë vendosën ta ndanin portretin e vogëlushit të tyre me gjithë botën.

Edhe pse çifti ndau një foto familjare me rastin e Krishtlindjeve, kjo është fotoja e parë ku ata të prezantojnë bebushin e tyre.

"2020-a ka qenë një vit për të gjetur forcën tonë, për të zgjuar ndërgjegjen tonë, për t'u udhëhequr nga ndjeshmëria dhe për të kërkuar shpresë në gjërat e vogla. Një vit në të cilin kemi humbur të dashurit, ëndrrat, planet, shumë nga ato që kishim ndërtuar; një vit që do të na ndryshojë përgjithmonë. Ju uroj që këtë 2021 të keni diçka për të luftuar dhe ku të besoni, dhe që drita dhe shëndeti të jenë me ju dhe familjet tuaja. Faleminderit që ndamë bashkë 2020-n," -shkroi Castillo krahas imazhit të ëmbël, në të cilin shfaqet përkrah djalit të vogël.

Muaj para ardhjes në jetë të foshnjës së tyre, Fernanda Castillo dhe Erik Hayser u fejuan pas gjashtë vitesh lidhje dhe mbase do të jetë në vitin 2021, kur çifti do të mbërrijë në altar i shoqëruar nga fëmija i tyre i parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat