Stresi po sjellë një bashkëpunim me Don Xhonin

Mediale Vip

Stresi po sjellë një bashkëpunim me Don Xhonin

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:59
Stresi dhe Don Xhoni

Stresi dhe reperi i ri që po bën namin këto kohë, Don Xhoni do të vijnë me një bashkëpunim dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Stresi.

Siç të gjithë e dimë, reperi ka punuar prej disa kohësh për albumin e tij të ri “Archimed” i cili do të përmbajë bashkëpunime, ndërsa dhe ky i dy djemve po pritet me padurim nga publiku.

Pak ditë më parë, Stresi publikoi projektin më të ri muzikor, ndërkohë që ndodhej në arrati.

Kënga më e re mban titullin “Gang shit” në bashkëpunim me miqtë e tij One T dhe Anestezion. Kjo këngë ka rezultuar një sukses i vërtetë dhe është renditur në listat botërore të këngëve më të dëgjuara në gjithë botën.

Stresi ka publikuar një tabelë me renditjet në të gjithë botën dhe vendet fqinje. “Ganng shit” renditet në vendin e 144-të, në Greqi në vendin e 16, në Britaninë e Madhe në vend të 15 dhe në Itali në një pozicion akoma më të mirë e 11-ta në renditje.

Ndërkaq Ditët e arratisë Stresi i ka kaluar në Angli dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë ai. “Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? Jua premtova që do vij!”, shkroi Stresi përkrah një videoje nga avioni.

Image

Kujtojmë se Stresi u arratis pas protestës që organizoi për vrasjen e Klodian Rashës, sepse policia e shpalli në kërkim për tubime pa leje dhe thyerje të rregullave të pandemisë. Ndërkohë pak ditë para protestës ai bëri me dije se do sjellë një bashkëpunim me Feron. Stresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamer, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat